Basti i raketave me testata bërthamore

Basti i raketave me testata bërthamore

07:00, 24/07/2017
A+ Aa A-

Pavarësisht se përfundimi i Luftës së Ftohtë është konsideruar gjithmonë momenti konkludues i kundërvënies bërthamore, në realitet konfliktualiteti raketor midis fuqive të mëdha globale nuk duket aspak i përfunduar. Pikërisht gjatë këtyre muajve lajmet për eksperimentimin dhe instalimin e sistemeve të reja të armëve shfaqen pothuajse përditë në mjetet kryesore të përhapjes së informacionit. Qysh nga vitet e para të pasLuftës së Dytë Botërore, simbolikisht duke filluar nga tragjeditë e Hiroshimës dhe Nagasakit, ka nisur një konkurrencë bërthamore dorë dorës gjithnjë e më e egër midis fuqive të mëdha. Pas demonstrimit shkatërrimtar në Japoni, Shtetet e Bashkuara dukeshin të pakapshëm. Posedimi i një arme kaq të fuqishme ishte çelësi i hegjemonisë botërore. Vetëm në vitin 1959 Bashkimi Sovjetik arriti që t’i barazojë strategjikisht Shtetet e Bashkuara në posedimin e armës bërthamore. Nga ai moment e mbrapa, eskalimi ka qenë i pakontrollueshëm. Armatosja ishte mantra e administrative amerikane, ashtu siç ishte për Plenumin e Partisë Komuniste Sovjetike. Paradoksalisht, ishte arritur në një nivel në të cilin nuk vlente më numri i testatave që posedohej; edhe duke i dhënë një përqindje qesharake lëshimit të tyre, mund të shkaktohej një holocaust bërthamor dhe shkatërrimi pothuajse total i globit.

Sipas kësaj pikëpamjeje, ishte hyrë në atë që u quajt Mutual Assured Destruction, jo rastësisht e angramuar MAD (“çmenduri” në anglisht), rreziku i shkatërrimit reciprok, i luftës pa fitues. Ky mekanizëm terrori do të shërbente si frikësues ndaj të dyje ausperfuqive, duke shmangur në një farë mënyre shkatërrimin reciprok. Marrëveshjet që do t’i vendosnin një kufizim armëve bërthamore kanë ardhur shumë vonë. Traktati i parë multilateral që ka vendosur një formë kufizimi ka qenë Traktati i Mosproliferimit, i nënshkruar në 1968 nga fuqi të shumta. Shtetet që do të aderonin në këtë marrëveshje do të impenjoheshin që të mos e zhvillonin armën bërthamore nga ai çast e prapa. Troç fare, kush kishte testata termobërthamore mund t’i mbante; kush nuk i posedonte do të hiqte dorë përgjithmonë prej tyre. Ishte një marrëveshje që synonte të institucionalizonte titullaritetin ekskluziv të armës bërthamor për fuqitë e mëdha. Ky sistem mendohej se u shërbente Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Sovjetik për t’u garantuar se do të ishin vendet e vetme që do të kishin ligjërisht tagrin e frikësuesit atomi. Franca dhe Kina refuzuan ta nënshkruajnë traktatin dhe janë rezervuar ta nënshkruajnë vetëm në 1992, kur tashmë qenë në posedim të një numri të kënaqshëm testatash strategjike.

Gjatë viteve, nga 1972 e këtej, kanë qenë të shumtë traktatet që kanë kufizuar zhvillimin e raketave të reja e të vektorëve të tyre, deri sa të arrihej në një reduktim në kuptimin e vërtetë të fjalës. Pikërisht prej avantazhit strategjik të frikësimit, është e arsyeshme të merret në konsideratë se rezulton anakronike të mendohet që i gjithë globi mund të denuklearizohet progresivisht. Aktualisht, vendet të cilave u është akorduar nga pothuajse i gjithë komuniteti ndërkombëtar se mund të mbajnë atomiken janë vetëm 5 anëtarët e përhershëm e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara; edhe pse të tjerë rezultojnë në posedim të këtyre armëve dhe, pikërisht për këtë, refuzojnë që të aderojnë në tractate. Midis këtyre India e Pakistani, të shënuar nga një rivalitet i fortë, Koreja e Veriut dhe Izraeli, të cilat shmangin për këtë arsye të deklarojnë numrin e testatave në zotërimin e tyre.

Kjo periudhë kufizimi dhe çarmatimi ka çuar në nënshkrimin e një serie marrëveshjesh, në radhë të parë të ashtuquajturit SALT (Strategic Arms Limitation Talks) të ardhur pikërisht në përfundim të “Negociatave për kufizimin e armëve strategjike”, që vendosnin limitin maksimal të vektorëve ICBM, SLBM e të raketave të karikuar në bombardues. Këto qenë konsideruar armatime strategjike, pasi qenë ato që do të kishin mund të jepnin një formë avantazhi strategjik ndaj kundërshtarit. Prandaj ishte e nevojshme të kufizoheshin vektorët ndërkontinentalë me rreze të gjatë (ICBM) dhe ato të vendosur në nëndetëse (SLBM), të vështirë për t’u survejuar dhe potencialisht të tranzitueshëm në çdo det të globit. Në mentet e fundit u vendos deri për kufizimin e raketave antibalistike. Raketat antibalistike janë instrumente të prirur që të interceptojnë testatat bërthamore armike. Motivi i reduktimit të këtij sistemi ishte i qartë: çdo herë që njëra prej dy fuqive do të kishte garancinë që ta përballonte goditjen armike, se do të mbetej pothuajse e paprekur në një first strike, do të shtyhej që të sulmonte dhe do ta kishte fituar tashmë luftën përpara se kjo të kishte filluar. Duke i kufizuar raketat antibalistike në mbrojtje të kryeqytetit (vetëm me 100 vektorë) dhe në një pikë strategjike tjetër të vetme jo të deklaruar kundërshtarit, MAD-i bëhej një doktrinë tutele ushtarake në kuptimin e vërtetë të fjalës. Derikur që të dyja fuqitë do të kenë sigurinë se nuk dalin të paprekura nga një luftë termobërthamore, asnjë prej të dyjave nuk do ta rriskonte një sulm.

Negociatat SALT, që kanë zgjatur disa negociata, kanë filluar në qëllimet e Bashkimit Sovjetik dhe të Shteteve të Bashkuara vetëm pas përvojës së shëmtuar të Krizës së Raketave të Kubës e vitit 1962, ajo që ka hyrë në histori si momenti i tensionit maksimal bërthamor të historisë. Duke u afruar rënia e Bashkimit Sovjetik, me iniciativën amerikane, është vepruar që të nënshkruhen marrëveshja START (akronim për Strategic Arms Reduction Treaty), një reduktim i parë në kuptimin e vërtetë të fjalës i testatave në dispozicion të dy vendeve kundërshtare. Traktati i parë është nënshkruar vetëm në vitin 1991. Më pas, në vitin 1993, është nënshkruar Traktati START II, midis George H. W. Bush dhe Boris Yeltsin. Me këtë traktat jo vetëm që ishet arritur në konkluzionin që më shumë se të përgjysmoheshin testatat bërthamore e pranishme në botë, por u ndaluan edhe vektorët MIRV (vektorë me lëshim të shumëfishtë testatash, të llojit të bombave bërthamore me bistak). Ratifikimi përfundimtar nga ana ruse u vu në vështirësi të mëdha për shkak të mosdakordësisë ndaj ndërhyrjeve ushtarake amerikane në Gji. Pas kolapsit të Bashkimit Sovjetik, problemi i raketave dhe i pranisë së tyre nuk ka munguar, përkundrazi, nga ana e tyre Shtetet e Bashkuara, në drejtim të koalicionit atlantik, kanë demonstruar një aktivizëm të pazakontë në dëshirën për të mirëpritur gjithnjë e më shumë vende ish satelite sovjetike në gjirin e NATO-s. Fuqi me rëndësi mesatare rajonale, aleatë historikë të Rusisë sovjetike, janë bërë pjesë e traktatit me përfundimin e mijëvjeçarit. Me rëndësi të vecantë strategjike janë Polonia, Republika Çeke, Hungaria dhe Rumania. Në hap të njëjtë me zhvillimin e traktateve të kufizimit të armëve bërthamore, Shtetet e Bashkuara e presidencës së Ronald Reagan kanë ndërmarrë një projekt realizimi të një teknologjie antiraketore, e famshmja “mburojë hapësinore”, e mbiquajtur Strategic Defense Initiative. Edhe pse nuk është përdorur kurrë përveçse në një pjesë minimale, teknologjia e SDI-së i ka hapur rrugën disa prej sistemeve aktuale antibalistike të sotëm. Sistemi, aq shumë i sponsorizuar nga administrate amerikane, hasi kritika të shumta dhe u kontestuar sidomos nga sovjetikët, pasi u konsideruar shkelës i Traktatit ABM të nënshkruar në 1968.

Më pas Traktati START II është tejkaluar nga Traktati SORT, i nënshkruar nga presidentët George Ë. Bush e Vladimir Putin në 2002, dhe më pas nga Traktati Neë Start në 2010. Por po në 2002, Presidenti George Ë. Bush denoncoi Traktatin e Raketave Antibalistike të vitit 1968 dhe mëshoi për një kërkim të rinovuar lidhur me sistemet e mbruojave. Qysh nga ai moment, Shtetet e Bashkuara kanë rifilluar të investojnë shuma të konsiderueshme për sistemet e mbrojtjes raketore, duke u propozuar aleatëve të tyre që të bëheshin garantë të sigurisë së tyre. është mirë të kujtohet se mungesa e një sistemi mburoje ishte ajo që garantonte Mutual Assured Destruction dhe, në njëfarë mënyre, ngrinte tensionin midis dy fuqive. Pavarësisht klimës së vazhdueshme të terrorit, asnjë prej të dy fuqive nuk do të mund ta kalonte tjetrën pa pësues dëme të konsiderueshme. Nga denoncimi unilateral i traktatit të sipërpërmendur, Shtetet e Bashkuara e kanë zgjeruar progresivisht praninë e tyre strategjike mbrojtëse në Europën Lindore. Me përpjekje të mëdha diplomatike, Shtetet e Bashkuara kanë arritur të çojnë në NATO grupin e parë e vendeve që në lindje të Gjermanisë qenë pjesë përbërëse e Traktatit të Varshavës, por akoma më shumë kanë arritur të instalojnë praninë e tyre raketore strategjike. Mburoja raketore në Europën Lindore është nisur nga Presidenti Obama në 2009, me qendër në Poloni. E pagëzuar me emrin “European phased adaptive approach” (EPAA) lindëte me idenë e instalimit të raketave antibalistike me qëllim interceptimin e aktiviteteve eventuale armiqësore nga ana e Rusisë dhe e Iranit.

Por më pas sistemi EPAA me instalim të parashikuar në tokë u braktis për t’ia lënë vendin AEGIS-it, një sistemi ekuivalent interceptimi raketor, por i bazuar në det dhe i vendosur në anijet e Marinës amerikane. Sistemi në fjalë përdor një aparaturë me antenna të sheshta për të individualizuar dhe ndjekur objektivat. Sinjalet më pas përmunohen dhe armatimet e ndodhura në anije mund të lëshohen për ta interceptuar goditjen armike. Megjithëse i kushtueshëm, ky sistem konsiderohet jashtëzakonisht efikas dhe i mirëmenaxhueshëm, pse jo edhe me lëvizshmëri të lehtë. I instaluar në bordin e njësive kryesore luftarake detare amerikane, kaçatorpedinierët dhe kryqëzorët, sistemi AEGIS është zhvilluar për të tejkaluar limitet e sistemeve tradicionalë të radarëve.

Brenda projekteve që përbëjnë kërkimin e SDI-ve futen edhe sistemet e interceptimit të mjeteve me rikthim hekzoatmosferik, të ashtuquajturit ERIS. Këto janë zhvilluar si interceptor të pozicionuar në tokë. Sistemi testohet gjatë, por nuk përdoret kurrë, pasi zëvendësohet nga sistemi më i raketor i njohur si THAAD (Terminal High Altitude Area Defense). THAAD-i, që kohët e fundit është kthyer në qendër të skenës, sapo është instaluar nga superfuqia amerikane në territorin e Koresë së Jugut, për të kompletuar një mbrojtje strategjike ndaj Phenianit. Sistemi raketor THAAD është demonstruar jashtëzakonisht efikas, pasi nuk ka nevojë për instalime të veçanta dhe nuk është kushedi sesa i kushtueshëm. Në mënyrë të veçantë bëhet fjalë për raketa që nuk transportojnë asnjë testatë, nuk janë të ngarkuar me eksplozivë masivë, por e bazojnë të gjithë fuqinë e tyre shkurajuese mbi forcën kinetike të impaktit kundër raketës armike, duke e bërë kështu që të shpërthejë në fluturim në lartësi të mëdha. Ky sistem, i përsosur dhe i saktë për interceptimin e raketave me rreze të shkurtër e të mesme, duket se është joefikas ndaj raketave interkontinentale, tepër e të mëdha e rezistentë që goditja mbrojtëse të qëllojë gjithmonë në shenjë.

Kompleksi i radarëve, lëshuesve dhe vendkomandave nuk kërkon krijimin e infrastrukturave të veçanta, përveç atyre minimale për sigurinë e bazës dhe ushqimin me eletricitet. Kina e ka interpretuar pozicionimin e THAAD-it si një kërcënim konkret ndaj lirisë së saj të veprimit, sidomos në zonat e Detit të Kinës Jugore. Veç kësaj, radari i THAAD-it ka demonstruar se është një ndër më të fuqishmit dhe më të saktët në botë. I pozicionuar kaq afër gjigandit kinez, është një avampost i rëndësishëm vëzhgimi dhe monitorimi.

Duke u kthyer në frontin lindor, aktivizmi atlantik në Europën Lindore ka bërë që pas marrëveshjes me Poloninë në shkurt të 2010 Rumania të nënshkruajë bashkë me Shtetet e Bashkuara një marrëveshje me qëllim që të mirëpresë në territorin rumun raketat SM-3 të NATO-s brenda 5 vjetësh. Duke vazhduar, në 2011 administrata strategjike amerikane shpërndau një notë informative që ripropozone sistemin EPAA, në mënyrë që ta integronin në projektin mbrojtës të aleatëve të NATO-s. në mënyrë të veçantë kronohistoria e instalimit të këtij sistemi parashikonte 4 faza themelore për t’u arritur në vitet në vazhdim. Në radhë të parë, duke filluar nga viti 2011, do duhej të përhapej sistemi AEGIS nëpërmjet vendosjes në anijet amerikane dhe aleate më qëllim që të shmangin përfundimisht sulme potenciale me rreze të shkurtër e të mesme. Interceptorët e përdorur do të ishin SM-3. Veç kësaj, kjo fazë parashikonte edhe një shpërndarje radarësh paralajmërimi në tokë. Nga 2015 e këtej, duke kombinuar ratifikimin e traktatit SHBA – Rumani me marrëveshjen e realizuar me Turqinë me qëllim që të instalojnë radarë në tokë, Shtetet e Bashkuara kanë siguruar një avantazh pozitiv strategjik në rajonin danubiano – ballkanik dhe në gadishullin e Anadollit, teatro shumë afër me Lindjen e Afërt. Faza e tretë është për t’u përfunduar në 2018. Polonia do të instalonte përfundimisht interceptuesin raketor dhe, me pozicionimin në republikat balltike të Very High Readiness Jount Task Force, VJTF, një brigadë tokësore ultra e shpejtë e aftë që të dislokohet në çdo pjesë të botës brenda 3 ditësh nga aktivimi, rrethi i frontit lindor do të mbyllej përfundimisht, duke e vendosur Federatën Ruse në një gjendje dizavantazhi strategjik. Kurse faza e katërt (2020) është e prirur ndaj traktativës dhe instalimit të sistemeve të duhura që të ndalojnë raketat balistike interkontinentale (ICBM) drejt Shteteve të Bashkuara të ardhura nga Lindja e Mesme. Ndërsa aktualisht Shtetet e Bashkuara gëzojnë një impiant të kënaqshëm antiICBM në Alaskë, i finalizuar që të interceptojë sulme eventuale interkontinentale nga ana e Kinës, e Rusisë dhe e Koresë së Veriut, nuk posedojnë një sistem të ngjashëm që t’i ruajë nga ana lindore.

Arritja e avantazhit përfundimtar strategjik nga ana e Shteteve të Bashkuara, në idetë e administratës amerikane, është e arritshme vetëm nëpërmjet pozicionimit të të gjitha sistemeve interceptuese me rreze të shkurtër, të instaluara në territoret e vendeve aleate në kontinentin euraziatik, ndërsa mbrojtja nga raketat me rreze të gjatë është e pozicionuar përkohësisht në Alaskë dhe, në projektet amerikane, do të pozicionohet në portat e Lindjes së Mesme.

Pavarësisht nga zhvillimet e sistemeve të reja të armatimeve, mund të vërehet se megjithëse Lufta e Ftohtë ka përfunduar prej më shumë se 25 vjetësh, në realitet pak duket se ka ndryshuar. Mund të mendohet se kjo luftë, nga pikëpamja gjeostrategjike dhe jo ideologjike, nuk ka përfunduar asnjëherë përfundimisht dhe se ka rimarrë pjesë të energjisë së saj gjatë viteve të fundit. Por ndryshe nga Lufta e Ftohtë, Shtetet e Bashkuara po demonstrojnë se janë veçanërisht afër arritjes së avantazhit strategjik. Kolapsi dhe shpërbërja e Bashkimit Sovjetik i kanë garantuar Shteteve të Bashkuara se mund ta penetrojnë strategjikisht indin e ish aleatëve sovjetikë. Kompletimi i mundshëm i mburojës rreth botës perëndimore dhe i frenimit të botës euraziatike do t’u garantonin Shteteve të Bashkuara se potencialisht mund të realizojnë çfarëdo sulmi pa ia pasur frikën e first strike të armikut. Në një optikë bërthamore, një avantazh i kësaj natyre do t’i garantonte një fuqie si ajo amerikane se mund të fitojnë në 100% të rasteve. Kjo situatë nuk është verifikuar kurrë në bilancimin e forcës dhe është ajo që teoricienët e MAD-it kishin imagjinuar me qëllim që të shmangnin rrezikun e një sulmi unilateral nga ana e një superfuqie ndaj tjetrës. Në këtë pikë mbetet për t’u kuptuar, atëhere kur Shtetet e Bashkuara do të gjendeshin në një gjendje avantazhi të përhershëm në planin raketor, si do të mendojnë ta përdorin këtë hegjemoni bërthamore, që duket pika konkluduese e një rreziku që hap pas hapi ka zgjatur më shumë se 60 vjet. ARMIN TIRANA 

(nga Il Mulino)

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco