Ikja e zëdhënësit grotesk, Spicer: Shumë ‘shefa’ në kuzhinë

Ikja e zëdhënësit grotesk, Spicer: Shumë ‘shefa’ në kuzhinë

05:20, 24/07/2017
A+ Aa A-

Largimi i zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer bëri bujë një ditë më parë dhe ushqeu lloj-lloj spekullimesh mbi këtë dorëheqje të papritur.

Por përmes një interviste dhënë për Fox News, ai sqaroi se e kishte konsideruar nder dhe privilegj t’i shërbente vendit dhe dha mes rreshtash edhe një arsye për këtë vendim. 

“Mendoj se është në interesin e departamentit tonë të komunikimit dhe të organizatës tonë të shtypit që të mos ketë shumë kuzhinjerë vërdallë në kuzhinë”, tha Spicer. 

Spicer ishte zëdhënës i presidentit Trump gjatë gjashtë muajve të parë të presidencës së tij. 

Edhe pse kjo dorëheqje u përshkrua në vija të përgjithshme si një zhvillim pozitiv për Shtëpinë e Bardhë, të zhytur në një spirale polemikash që kur manjati mori në dorë çelësat e zyrës Ovale, Business Insider ka një teori të vetën mbi këtë largim: “Që të dyve u kishte ardhur në majë të hundës me njëri-tjetrin”, thotë gazeta online. 

Vendimi i Spicer, sipas disa mediave vendase, duket të jetë i lidhur me emërimin e drejtorit të ri të komunikimit në Shtëpinë e Bardhe, financieri i Nju Jorkut Anthony Scaramucci. 

Pas ofrimit të postit, Scaramucci bëri një “mea culpa” publike, kur kërkoi thellësisht ndjesë për faktin që dy vjet më parë, gjatë fushatës presidenciale, e kishte quajtur Trump një nga ata politikanë të cilët mendojnë vetëm për vete, deklaratë të cilën tani e konsideron një gabim të madh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco