Dëshira për shpejtësi, nuk duhet transmetuar ‘live’

Dëshira për shpejtësi, nuk duhet transmetuar ‘live’

04:38, 24/07/2017
A+ Aa A-

Nëse je një fanatik i rrjeteve sociale, që të pëlqen të postosh gjithçka online, bën mirë të mos jesh një shkelës ligji.

Këtë mësim e provoi mbi kurriz ky djalë i ri nga Kina, i identifikuar vetëm me emrin Jiang, pasi mori vendimin e gabuar që të postonte live në internet, ngarjen e makinës së tij sportive me shpejtësi të lartë. 

Madje në video ai ja bën edhe më të lehtë punën policisë, pasi tregon se po ecën me 170km/h, por nuk është aq shpejt sa duhet. 

Sigurisht që makina Nissan GRT me vlerë mbi 150 000 dollarë që ai po nget, nuk e ka të vështirë të arrijë shpejtësi të tilla dhe sigurisht të fut fare lehtë në telashe, sidomos kur i tregon gjithë botës se çfarë ke bërë. 

Pasi policia ndërhyri, zbuloi se i riu Jiang nuk ishte i ri për shkelje të tilla rrugore dhe heqja e patentës ishte masa më minimale që u mor ndaj tij, ndërsa po diskutohet çdo të bëhet me makinën e tij, që tashmë është sekuestruar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco