Sessions dhe rusët, Trump sulmon raportin e mediave

Sessions dhe rusët, Trump sulmon raportin e mediave

04:20, 24/07/2017
A+ Aa A-

Presidenti amerikan Donald Trump sulmoi rrjedhjet, sipas tij ilegale, të informacionit, pas raporteve se Prokurori i përgjithshëm i SHBA diskutoi çështje të fushatës me të dërguarin rus.


Gazeta 'Washington Post' publikoi një raportim të takimit mes prokurorit Jeff Sessions dhe ambasadorit rus në SHBA Sergey Kislyak.

Uashington Post në artikullin e saj citoi ish zyrtarë dhe zyrtarë aktualë amerikanë, të cilët thonë se kanë parë dosje të inteligjencës për raportimin që Kislyak i bëri shefave të tij. 

Një prej raporteve thotë se Kislyak foli me Jeff Sessions për cështje thelbësore të fushatës, përfshirë pozicionin e Trump për politika të rëndësishme për Rusinë. 

Duket se raportimi mediatik i radhës nuk i ka pëlqyer aspak presidentit, i cili sulmoi 'Washington Post', me armën e tij të preferuar, një mesazh në twitter. 

"Një tjetër rrjedhje informacioni nga Amazon Washington Post, këtë herë kundër prokurorit të përgjithshëm Xhef Sessions. Këto rrjedhje ilegale, si ato të Comeyt duhet të ndalen."

Veç shigjetës ndaj Jeff Bezos, themeluesit të Amazon, që zotëron 'Washington Post', mediat amerikane vërejnë në mesazhit e presidentit edhe faktin se i quan rrjedhjet e informacionit ilegale, jo të rreme. 

Nuk ka dyshim se vetë Sessions e ka përkeqësuar ndjeshëm situatën në këtë pikë, pasi dikur mohoi çdo takim me rusët dhe kur kjo u zbulua nga mediat, ai tha se në takime nuk kishte diskutuar asgjë në lidhje me fushatën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco