Trump mund të falë…edhe veten

Trump mund të falë…edhe veten

03:55, 24/07/2017
A+ Aa A-

Spekulimeve se Presidenti amerikan po konsideron t'u japë amnistinë pjesëtarëve të familjes, bashkëpunëtorëve e madje edhe vetes së tij, Donald Trump u është përgjigjur se ka fuqinë e plotë për ta bërë këtë.

Autoritetet amerikane po hetojnë bashkëpunimin e mundshëm mes ekipit të Trumpit dhe Rusisë gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale të muajit nëntor. 

Agjenci të inteligjencës mendojnë se Moska është përpjekur të ndihmojë ardhjen e Trumpit në pushtet. Washington Post raportoi të enjten se kreu i Shtëpisë së Bardhë dhe avokatët e tij po konsiderojnë mënyrat për t’u garantuar amnistinë personave të afërt me të. 

Presidenti ka autoritetin për të falur njerëzit përpara dhënies së dënimit, e madje para ngritjes së akuzave për krim. Duke i përshkruar raportimet si thellësisht shqetësuese, senatori Mark Warner, një demokrat që është pjesëtar i Komisionit të Inteligjencës në Senat, tha se falja e individëve që mund të kenë qenë të përfshirë do të nënkuptonte kalimin e një vije themelore. 

Presidenti amerikan ju drejtua platformës së tij të preferuar, Twitter-it për të adresuar çështjen. 

“Ndërsa të gjithë jemi dakord se Presidenti amerikan ka autoritetin e plotë për të garantuar amnisti, përse të mendosh për këtë gjë, kur krimi i vërtetë deri më tani janë rrjedhjet e informacioneve kundër nesh...Fake news”, shkruan ai.

Trump sulmoi gjithashtu ato që i quajti rrjedhje të paligjshme informacioni, pas raportimeve se Prokurori i Përgjithshëm, Jeff Sessions kishte diskutuar për çështje të fushatës me ambasadorin rus në SHBA, Sergei Kisliak. 

Washington Post citoi zyrtarë dhe ish-zyrtarë amerikanë që ju referuan përgjimeve të bisedave të Kisliak me eprorët e tij. Në një prej këtyre bisedave, ambasadori rus thotë se kishte folur për çështje të fushatës me Sessions, përfshirë pozicionin e Trumpit për politikat që i interesojnë Rusisë.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco