Sondazhi: 49.4 për qind e Katalonisë kundër ndarjes nga Spanja

Sondazhi: 49.4 për qind e Katalonisë kundër ndarjes nga Spanja

15:32, 22/07/2017
A+ Aa A-

Rezultatet e një sondazhi të ri, në të cilin janë përfshirë qytetarët e Katalonisë, kanë treguar se mbështetja për pavarësinë ka rënë tre muaj para mbajtjes së referendumit të planifikuar.

Sipas sondazhit, 49.4 për qind e qytetarëve të Katalonisë kundërshtojnë ndarjen nga Spanja, e cila është një përqindje më të lartë në krahasim me rezultatet e një sondazhi të bërë në mars.

Nga sondazhi del po ashtu se 41.4 për qind e qytetarëve e dëshirojnë pavarësinë, ndërsa pjesa tjetër kanë qenë të pavendosur në lidhje me dy pyetjet, raporton AP

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco