Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Konfirmon Berlini:  16-vjeçarja gjermane midis luftëtarëve të ISIS-it

Konfirmon Berlini: 16-vjeçarja gjermane midis luftëtarëve të ISIS-it

15:08, 22/07/2017
A+ Aa A-

Një 16-vjeçare nga Gjermania ishte midis militanteve të Shtetit Islamik e arrestuar nga policia javën e kaluar, në qytetin irakian të Mosulit, konfirmuan sot zyrtarët e shtetit federal të Saksonisë.

Prokurorët në Dresden, kryeqyteti i shtetit lindor gjerman, thanë sot se autoritetet kishin bërë identifikimin e vajzës dhe aktualisht ajo është duke marë ndihmën e nevojshme nga ambasada gjermane në Irak.

Ushtria irakiane mori Mosulin nga duart e militantëve të Shtetit Islamik , qyteti i dytë më i madh i Irakut, një muaj më pare, pas një fushate raskapitëse e mbështetur nga SHBA-ja, një betejë që e la qytetin nën rrënoja.

Disa ditë pas rimarrjes së qytetit, njësitë ushtarake të Irakut kundër terrorizmit ndaluan 20 xhihadistë femra në një lagje të Mosulit.

Vajza 16-vjeçare nga qyteti i vogël i Pulsnitz, në verilindje të Dresdenit, u zhduk në vitin 2016 pas konvertimit të saj në fenë Islame.

Ajo mendohet të ketë qenë në kontakt me përkrahësit e Shtetit Islamik nëpërmjet faqeve online të internetit “chatrooms”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco