Pavarësisht manifestimeve, senati polak miraton reformën në drejtësi

Pavarësisht manifestimeve, senati polak miraton reformën në drejtësi

14:09, 22/07/2017
A+ Aa A-

Senati i Parlamentit polak, i dominuar nga konservatorët, miratoi në mesnatë një reformë në Gjykatën e Lartë, pavarësisht paralajmërimeve të BE-së dhe Uashingtonit dhe manifestimeve masive.

Teksti, i miratuar të mërkurën nga Dhoma e Ulët, u mbështet nga 55 senatorë dhe 23 votuan kundër.

Dy senatorë abstenuan.

Gjatë debateve që zgjatën mbi 15 orë, mijëra manifestues protestuan në të gjithë Poloninë kundër këtij ligji që rrit kontrollin ndaj Gjykatës së Lartë.

Pas votimit, manifestuesit e mbledhur para Parlamentit kanë thirrur “Turp!”, “Tradhëtarë!”, “Demokraci!”.

Për të hyrë në fuqi, ky tekst duhet të miratohet nga presidenti Andrzej Duda, edhe vetë ai i dalë nga radhët e partisë konservatore ”Ligj dhe Drejtësi” (PiS) të Jaroslaw Kaczynski në pushtet.

Presidentit i duhen 21 ditë për të nënshkruar tekstin duke vendosur veton, në rast dyshimi.

Opozita dënon një grusht shteti, ndërkohë që PiS, i paraqet reformat si thelbësore për standartizimin e sistemit gjyqësor dhe për të luftuar korrupsionin.

Ajo e konsideron rezistencën për këto iniciativa si mbrojtje të privilegjeve dhe të dënimit të një kaste gjyqtarësh.

Komisioni Evropian i kërkoi Varshavës të pezullonte këto reforma duke e kërcënuar me sanksione të mundshme si heqja e të drejtës së votës së Polonisë në BE.

Duke nënvizuar se Polonia është një aleate e afërt e uashingtonit, departamenti amerikan i Shtetit deklaroi se SHBA-ja ishte e shqetësuar për këtë legjislacion që duket se do të limitojë pushtetin gjyqësor dhe do të dobësojë potencialisht shtetin e të drejtës në Polon

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco