Rusia prezanton avionët luftarakë T-50 në shfaqjen ajrore 'MAKS 2017'

Rusia prezanton avionët luftarakë T-50 në shfaqjen ajrore 'MAKS 2017'

13:22, 22/07/2017
A+ Aa A-

-50, avioni luftarak i gjeneratës së pestë të Rusisë, ka përfunduar me sukses sesionin e parë të testeve të fluturimit, tha komandanti i Forcave të Hapësirës Ajrore, Viktor Bondarev.

“Sot është një ngjarje historike – një përfundim paraprak është nënshkruar në shfaqjen ajrore MAKS në fazën e parë të fluturimit të prototipit T-50.

Tani po kalojmë në fazën e dytë. Gjithashtu, na është rekomanduar që të fillojmë fabrikimin e ngarkesës së para-prodhimit të aeroplanit,” tha Bondarev të enjten.

Në një intervistë me Radio Sputnik, Dmitry Drozdenko, një ekspert ushtarak, tha se ai ishte shumë i impresionuar nga ajo që avioni T-50 PAK FA kishte demonstruar gjatë ekspozitës ajrore MAKS-2017.

“Kjo është me të vërtetë një ngjarje e re, sepse ne jemi vendi i dytë që nis prodhimin serik të avionëve luftarakë të gjeneratës së pestë. Ajo që demonstroi T-50 në shfaqjen MAKS, veçanërisht në drejtim të manovrimit, është thjeshtë e paparë!” Tha Drozdenko.

“Kam parë F-22 në Farnborough [shfaqje ajrore në Britani] dhe as nuk i afrohej asaj që pashë këtu,” shtoi ai.

Ai gjithashtu shpjegoi se pse T-50 i Rusisë është më i mirë se homologu i tij amerikan, F-22 Raptor.

“F-22 Raptor është i vetmi homolog i huaj që mund të krahasohet disi me T-50, por T-50 është një dizajn më i ri dhe është më i avancuar teknologjikisht”, tha Drozdenko.

“Epo, T-50 mund të ketë disa të meta që nuk ta mbushin syrin, ndoshta kur është fjala për aparaturat elektronike në bord. Sidoqoftë, kjo është diçka që nuk e dimë as për amerikanët, apo jo?” Vuri në dukje eksperti.

T-50 gjithashtu do të shfaqë një “sistem nervor” të dizejnuar për të përmirësuar sigurinë e fluturimit.

Sipas zhvilluesit të sistemit, Fondacionit Rus për Projekte të Kërkimeve të Avancuara (FPI), avioni bazohet në parimet e funksionimit të sistemit nervor të organizmave të gjallë.

FPI prezantoi një moket të avonit të avancuar PAK FA, i krijuar me materiale të përbëra.

Moketi është projektuar në mënyrë të tillë që nëse deformohet nga ndikimi i jashtëm, kjo shfaqet në një ekran, duke lejuar ekspertët të vlerësojnë dëmin, tha FPI, duke shtuar se “sistemi nervor” do të ulte koston e mirëmbajtjes së avionit duke eleminuar nevojën për kontrolle të planifikuara të shtrenjta.

Avioni luftarak T-50 PAK FA është projektuar nga prodhuesi rus i avionëve Sukhoi, si pjesë e një programi avionësh luftarakë të gjeneratës së pestë të Forcave Hapësinore të Rusisë. Ky është një avion luftarak me një vend, me dy motorrë, i cili është projektuar për superioritet ajror dhe është i pajisur me një sistem të avancuar pajisjesh elektronike aviatore dhe me një radar që aktivizohet gradualisht në ajër.

T-50 do të zëvendësojë avionët Sukhoi Su-27 që kanë qenë në shërbim që nga viti 1985. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco