Të paktën 16 policë afganë të vrarë pas një bombardimi amerikan

Të paktën 16 policë afganë të vrarë pas një bombardimi amerikan

12:00, 22/07/2017
A+ Aa A-

 Rreth 16 policë afganë u vranë dje nga një bombardim amerikan në provincën e Helmandit kundër talebanëve, njoftuan sot zyrtarët e policisë lokale dhe të provincës.

“Sulmi ajror, konfirmuar nga selia e forcave amerikane në Kabul, ndodhi dje rreth orës 17:00 dhe shkaktoi vdekjen e 16 policëve afganë, dy prej të cilëve komandantë”, theksoi zëdhënësi i policisë së Helmandit, Salam Afghan.

“Policët sapo kishin përfunduar spastrimin e fshatit Pachava në distriktin e Gereshk (150 kilometra në perëndim të Kandaharit) dhe dëbimin e talebanëve kur amerikanët kanë bombarduar”, theskoi ai.

“Gjysmë ore më herët, talebanët ishin ende të pranishëm, por forcat afgane kishin rimarrë kontrollin e zonës kur ata bombarduan”, nënvizoi ai.

“Policët u shënjestruan gabimisht”, shtoi ai.

Zëdhënësi i guvarnatorit të Helmandit, Omar Zwak konfirmoi bilancin prej 16 të vdekurish. Zona ku po përballeshin talebanët me policët u bombardua nga forcat amerikane”, theksoi ai.

Operacioni dhe gabimi u pranuan që prej ditës së djeshme nga forcat perëndimore në Kabul nëpërmjet një komunikate ku ata theksuan se sulmet ajrore kishin shkaktuar vdekjen e forcave afgane që ishin mbledhur në një kamp.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco