Hakmarrje për Mosulin, Interpol jep alarmin: Mbi 170 xhihadistë vetëvrasës i drejtohen Europës

Hakmarrje për Mosulin, Interpol jep alarmin: Mbi 170 xhihadistë vetëvrasës i drejtohen Europës

10:33, 22/07/2017
A+ Aa A-

Mbi 170 kamikaze të ISIS-it mendohet se i janë drejtuar Evropës për kryerjen e atentateve vdekjeprurës. Interpol ka paralajmëruar se grupi terrorist ka stërvitur një brigadë vetëvrasëse për t’u hakmarrë kundër Perëndimit për rënien e Mosulit në duart e Irakut dhe forcave të koalicionit.

Agjencia ka nxjerrë një qarkore me emrat e 173 fanatikëve për të cilët beson se janë stërvitur për të kryer sulmet, raporton gazeta britanike The Guardian.

Mësohet se lista është përpiluar nga shefa të spiunazhit amerikan, falë informacioneve të grumbullura gjatë sulmeve në territorin e ISIS në Irak e Siri.

Dokumenti thotë se individët në lustë “mund të jenë trajnuar për të ndërtuar dhe vendosur pajisje eksplozive të improvizuara me qëllim shkaktimin e vdekjeve dhe dëmtimeve serioze”.

Ai shton se “ata mund të udhëtojnë drejt vendeve të tjera për kryerjen e aktiviteteve terroriste”.

Interpoli tashmë e ka shpërndarë listën me shpresën e identifikimit të xhihadistëve që janë nga vendet evropiane. Megjithatë, ekziston frika se trupat vetëvrasëse elitë  mund të udhëtojnë me dokumenta false, duke shmangur kontrollet në kufi.

OKB paralajmëroi dy vjet më parë se ishin 20 mijë luftëtarë të huaj në Irak e Siri, katër mijë prej të cilëve nga Evropa.

Tani është rritur shqetësimi se kolapsi i “kalifatit” të vetëshpallur – i cili po humb terren çdo ditë – mund të përshpejtojë kthimin e tyre.

SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco