Tërmetet, Renzi: Jo tenda por kapanone për të pastrehët

Tërmetet, Renzi: Jo tenda por kapanone për të pastrehët

08:04, 01/11/2016
A+ Aa A-

Dje pasdite u mbajt mbledhja e jashtëzakonshme e qeverisë italiane mbi situatën e masat që duhen marrë pas tërmetit të një dite më parë që goditi Italinë Qëndrore.

“Jemi përballë një eventi të jashtëzakonshëm, ka deklaruar në konferencën e shtypit kryeministri italian Matteo Renzi. Nuk, duhet të harrojmë se jemi nën efektet e një prej tërmeteve më të rënda në historinë e shekullit të fundit. Italia është e frikësuar dhe e impresonuar nga kjo lëkundje e superiore nga të tjerat dhe që e përjetuam të gjithë. Brenda 72 ore qeveria do të aprovojë dekret ligjin me objektiv të përshpejtojë kohën e të vë në dispozicion burimet për të përballuar këtë situatë emergjencë. Nuk do të lejojmë ngritjen e kampeve të tendave por do të vëmë në dispozicion kapanone për banorët e mbetura pa strehë.”

Sipas kryeministrit Renzi plani i emergjencës do të veproj në 4 faza;

Faza e parë do t’i kërkohet popullsisë së zonës të largohet për disa javë nga territori;

Faza e dytë; do të vihen në dipozicion kapanonet;

Faza e tretë me një periudhë kohore nga dhjetori deri në pranverë gjatë cilës do të ndërtohen shtëpitë prej druri;

Faza e katërt do të jetë rindërtimi i vërtetë i territorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco