Pas tërmetit, turistët largohen të dëshpëruar nga Turqia dhe Greqia

Pas tërmetit, turistët largohen të dëshpëruar nga Turqia dhe Greqia

14:14, 21/07/2017
A+ Aa A-

Qindra turistë të dëshpëruar po largohen nga vendpushimet turke dhe greke pas shkatërrimit të pushimeve të tyre nga një tërmeti që vrau dy persona dhe detyroi dhjetëra mijëra qytetarë të flinin jashtë.

Turma të mëdha u vunë re në Aeroportin Ndërkombëtar të Kosit, ndërkohë që pushuesit përpiqeshin të largoheshin nga ishulli grek.

Dy persona humbën jetën dhe qindra të tjerë u plagosën pasi tërmeti i fuqishëm goditi bregun turk brenda natës, duke shkaktuar një cunami që goditi vendpushimet në ishullin Kos.

Epiqendra e tërmetit me magnitudë 6.7 ballësh ishte jashtë qytetit turk të Bodrumit pranë ishujve grekë .

 Zyra e Jashtme i udhëzoi vizitorët 'të jenë të vetëdijshëm për mundësinë e tronditjeve të tjera, shkruan "Daily Mail", percjell 'Syri.net'.

Image

Kanali lokal i lajmeve raportoi se rreth 70 persona kërkonin kujdes mjekësor në qytetin turistik turk te Bodrumit. 

Por pasojat më të rënda janë ndjerë në ishullin grek, i cili është prekur nga një valë mini-cunami.

Vala me sa duket ishte mjaftë e madhe për të arritur disa hotele të vendosura në vijën bregdetare.

Pushuesit u terrorizuan. Disa prej tyre edhe kërcyen nga ballkoni. Dy vetë u raportuan të vdekur në orët e para të mëngjesit.

Autoritetet greke thanë se mbi 100 persona u plagosen. /SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco