Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

Tërmeti në Bodrum të Turqisë: Ja sa shqiptarë shkuan për pushime

Tërmeti në Bodrum të Turqisë: Ja sa shqiptarë shkuan për pushime

13:30, 21/07/2017
A+ Aa A-

Qyteti turk i Bodrumit, ku u regjistrua tërmeti i fuqishëm prej 6.7 ballë i shkallës rihter, është ndër destinacionet e preferuara të turistëve.

Aty shkojnë edhe shumë shqiptarë për të kaluar pushimet verore. 

Mësohet se rreth 17 turistë nga Shqipëria kanë udhëtuar javën e fundit këtij qyteti, për të kaluar pushimet. 

Të dhënat bëhen të ditura nga autoritetet kufitare të cilat nga ana tjetër bëjnë të ditur se numri mund të jetë edhe më i madh, pasi agjencitë turistike i nisin një pjesë të mirë të tyre nga Prishtina ose Shkupi. 

Tërmeti i fuqishëm ka vrarë të paktën dy persona në ishullin grek Kos dhe ka plagosur 200 të tjerë në qytetet bregdetare greke dhe turke, njofton ‘The Guardian’, përcjell Syri.net.

Epiqendra ishte 10 km në jug të resortit turk të Bodurimit dhe 16 km në verilindje të ishullit grek Kos.

Kanali lokal i lajmeve raportoi se rreth 70 persona kërkonin kujdes mjekësor në qytetin turistik turk.

Por pasojat më të rënda janë ndjerë në ishullin grek, i cili është prekur nga një valë mini-cunami.

Vala me sa duket ishte mjaftë e madhe për të arritur disa hotele të vendosura në vijën bregdetare.

Pushuesit u terrorizuan. Disa prej tyre edhe kërcyen nga ballkoni. Dy vetë u raportuan të vdekur në orët e para të mëngjesit.

Autoritetet greke thanë se mbi 100 persona u plagosen. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco