Reforma në drejtësi: Mijëra polakë kundërshtojnë në Gjykatën e Lartë

Reforma në drejtësi: Mijëra polakë kundërshtojnë në Gjykatën e Lartë

13:21, 21/07/2017
A+ Aa A-

Dhjetëra mijëra polakë manifestuan dje në mbrëmje në të gjithë vendin pasi deputetët votuan një reformë të kundërshtuar për Gjykatën e Lartë, pavarësisht paralajmërimeve të Bashkimit Evropian, shqetësuar për pavarësinë e drejtësisë.

Para pallatit presidencial në Varshavë rreth 14 000 manifestues, sipas policisë dhe 50 000 sipas bashkisë, i kërkuan presidentit, Andrzej Duda të vendoste veton për reformën e Gjykatës së Lartë, si dhe dy reforma të tjera që rrisin kontrollin e pushtetit ekzekutiv në sistemin gjyqësor.

Sipas kundërshtarëve, reforma i jep ministrit të Drejtësisë mjetet për të influencuar punën e Gjykatës së Lartë.

Duke valëvitur flamurin polak dhe me qirinj, manifestuesit thërrisnin “Ne do të mbrojmë demokracinë”, “Gjykata të lira”, “Ne kërkojmë veto” dhe “Polonia e lirë evropiane”.

Pas këtij tubimi, manifestuesit janë nisur drejt Paralamentit.

Më herët, drejtuesi i ”Platformës Qytetare” (centriste, opozitë), Grzegorz Schetyna denoncoi një grusht shteti, ndërkohë që Ryszard Petru, president i partisë ”Nowoczesna” (liberale, opositë) e cilësoi si ditën më të keqe për demokracinë polake.

Të mërkurën, Komisioni Evropian i kërkoi Varshavës të pezullonte reformat duke kërcënuar me sanksione.

“Ne jemi shumë pranë aktivizimit të nenit 7 të traktatit të BE, sinonim i sanksioneve të mundshme si ndërprerja e të drejtës së votës nga Polonia në BE”, parlajmëroi zëvendëspresidenti i Komisionit, Frans Timmermans

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco