FOTO/ Muzikanti indian i bie kitarës ndërsa i operonin trurin

FOTO/ Muzikanti indian i bie kitarës ndërsa i operonin trurin

12:58, 21/07/2017
A+ Aa A-

Një muzikant indian i ka rënë kitarës në tryezën e operacionit për të ndihmuar doktorët që të kuronin spazmat muskulore të pavullnetshme në gishtat e tij, njofton BBC, përcjell Syri.net.

Abhishek Prasad-it iu kërkua t’i binte kitarës sa herë që doktorët “ i digjnin” një qark në trurin e tij për të trajtuar atë që njihet rëndom si “dystonia" e muzikantëve, një gjendje që shkakton spazma të dhimbshme, dridhje dhe lëvizje të përsëritura anormale.

Muzikanti Prasad i tha BBC se ai ishte në gjendje të luante me lehtësi pas operacionit: “Pas djegies së gjashtë, gishtat e mi u çliruan. Unë isha normal në tryezën e operacionit,” tha ai pasi mjekët i hoqën penjtë nga koka të enjten, një javë pas operacionit në qytetin indian Bangalore.

"Dystonia" e kishte ndaluar muzikanti që të lëvizte tre gishta të dorës: të mesit, të unazës dhe gishtin e vogël ndërsa luante në kitarë./Syri.net

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco