Kishte dalë për gjueti, bankieri spanjoll gjendet i vdekur

Kishte dalë për gjueti, bankieri spanjoll gjendet i vdekur

09:46, 20/07/2017
A+ Aa A-

Miguel Blesa, ish-kreu i bankës spanjolle “Caja Madrid”, është gjetur i vdekur në pyllin ku kishte dalë për gjueti.

Milioneri ishte qëlluar disa herë me armë zjarri në kraharor.

Një zëdhënës i policisë madrilene tha se një nga punëtorët e tij njoftoi policinë rreth orës 8 të mëngjesit. Ata njoftuan se dyshohej se sulmuesit e kishin zënë pritë

Vrasja e bankierit 69-vjeçar  ka bërë që autoritet spanjolle të nisin hetimet intensive.

Blesa, i cili kryesoi “Caja Madrid” nga viti 1996 deri në vitin 2010, mbikëqyri bashkimin e bankës me gjashtë huadhënës të tjerë.

Banka, e cila ishte në prag të falimentimit, u shpëtua me 25.4 miliardë dollarë ndihma shtetërore.

Në shkurt bankieri u dënua me gjashtë vjet burg për keqpërdorimin e kartelave të kreditit të kompanisë kur ishte në krye të bankës ./SYRI.net/ 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco