Thatësira në Itali, autoritetet luftë me flakët

Thatësira në Itali, autoritetet luftë me flakët

13:56, 17/07/2017

Pjesë të mëdha territorit vazhdojnë të jenë nën “kthetrat” e zjarreve në Itali, ku reshjet e shiut kanë qenë minimale.

Sipas mediave lokale, flakët kanë përfshirë disa zona nga Toskana në Liguria në Italinë veriperëndimore dhe qendrore deri në Sardenja dhe Sicili. 

Departamenti i Shërbimeve Zjarrfikëse publikoi pamjet e një avioni zjarrfikës, angazhuar për shuarjen e flakëve në pyjet pranë qytetit veriperëndimor të Xhenoas, ndërsa helikopterë u përdorën në pjesë të tjera të vendit. 

Në një deklaratë, Agjencia e Mbrojtjes Civile në Itali tha se kërkesa për avionë emergjence ishte më lartë se sa në çdo moment tjetër në 10 vitet e fundit. Temperatura i kaluan 40 gradë celsius në disa rajone jugore. 

Zjarret në shpatet e malit Vezuv krijuar re të mëdhaja tymi pranë qytetit port të Napolit. “World Wildlife Fund” tha se mijëra njerëz, kafshë dhe rezerva natyrore rreth vullkanit ishin në rrezik.  Ndërkaq, thatësira në rajonet perëndimore të Parmës dhe Piaçencës nxiti qeverinë javën e kaluar të shpallte gjendjen e jashtëzakonshm

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment