Takimi Trump-Putin aq i gjatë sa Melania u detyrua t’i ndërpriste

Takimi Trump-Putin aq i gjatë sa Melania u detyrua t’i ndërpriste

10:39, 09/07/2017
A+ Aa A-

Takimi i Donald Trump dhe Vladimir Putinit gjatë samitit të G20-ës në Hamburg  më shumë sa ishte planifikuar. As bashkëshortja e Trumpit, Melania, nuk kishte arritur t’i ndërpriste.

Lideri i Amerikës dhe ai rus u takuan për herë të parë në margjinat e samitit G20 në Gjermani.

Takimi bilateral do të duhej të zgjaste nga 30 deri në 40 minuta, megjithatë, liderët kaluan më shumë se 2 orë pas dyerve të mbyllura.  

Sa herë më është dashur ta rikujtoj presidentin, njerëzit trokisnin në dyer”, ka thënë ministri i Brendshëm, Rex Tillerson, i cili bashkë me ministrin e jashtëm rus, Sergej Lavrov ishte i pranishëm gjatë takimit.

Njerëzit e presidentit në një moment “dërguan” edhe Melanian që të tentonte t’i përshpejtonte liderët.

“Dërguan brenda zonjën e parë në një moment për të parë nëse ajo mund ti nxirrte jashtë. As kjo nuk ia doli”, ka shtuar Tillerson./SYRI.net/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco