Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

G20-ta: Ja deklarata e përbashkët e më të fuqishmëve të globit

G20-ta: Ja deklarata e përbashkët e më të fuqishmëve të globit

10:25, 09/07/2017
A+ Aa A-

 Vendet pjesëmarrëse në samitin e G20-ës, që u zhvillua në qytetin gjerman të Hamburgut, dolën, në përfundim të punimeve, edhe me një deklaratë të përbashkët.

Temat kryesore të këtij samiti ishin ndarja e përfitimeve të globalizmit, formësimi i stabilitetit, zhvillimi i burimeve të qendrueshme të jetesës dhe marrja e përgjegjësive.

Në deklaratë u theksua vazhdimi i luftës kundër proteksionizmit, tregtia ndërkombëtare, rritja ekonomike, eliminimi i varfërisë, mbështetja e Marrëveshjes së Parisit mbi Klimën, bashkëpunimi me Afrikën, rritja e punësimit dhe fuqizimi i rolit të gruas.

Në deklaratë thuhet se liderët e G20 janë takuar në Hamburg për t’i diskutuar vështirësitë e ekonomisë globale dhe kontribuimin për prosperitetin.

“Kapërcimi i sfidave të kësaj kohe, formimi i një bote të ndërlidhur njëra me tjetrën dhe bashkëpunimi ekonomik ndërkombëtar është qëllimi i përbashkët i forumit tonë G20”, theksohet në deklaratë.

“Ne vendosëm për t’i adresuar sfidat themelore të shoqërisë si terrorizmi, zhvendosja, varfëria. Uria dhe kërcënimet shëndetësore, punësimi, ndryshimet klimatike, siguria energjetike dhe barazia. Do të vazhdojmë t’i zgjidhim këto probleme në bashkëpunim, përfshirë edhe shtetet të cilat janë në zhvillim”, shtohet në të.

Në deklaratë thuhet se “tregtia ndërkombëtare dhe investimi është një prej motorëve të rëndësishëm të rritjes, prodhimtarisë, inovacionit, krijimit dhe zhvillimit të punësimit”.

“Duke shprehur rëndësinë e tregtisë dypalëshe dhe asaj që sjell përfitime reciproke, si dhe të parimit të mosdiskriminimit do t’i mbajmë tregjet e hapura dhe do të vazhdojmë të luftojmë kundër proteksionizmit përfshirë edhe praktikat e padrejta tregtare dhe në këtë aspekt do të njohim rolin e mjeteve të mbrojtjes së tregtisë legale”, shkruhet në këtë deklaratë.

Më tej, theksohet rëndësia e transparencës për marrëdhëniet tregtare të cilat sjellin përfitime reciproke.

“Për këtë qëllim ne u japim rëndësi aktiviteteve të monitorimit të Organizatës Botërore të Tregtisë, Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Tregti dhe Zhvillim (UNCTAD) dhe Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD)”, thotë deklarata.

Në deklaratë është shënuar edhe vendimi i SHBA-së për t’u tërhequr nga Marrëveshja e Parisit për Klimën, ku shtohet se “liderët e tjerë të G20 theksojnë se Marrëveshja e Parisit është e pakthyeshme”.

Po ashtu bëhet e ditur se liderët kanë rikonfirmuar një angazhim të fortë për Marrëveshjen e Parisit.

Në deklaratë e përbashkët përfshihen edhe vlerësimet për partneritetin me Afrikën, për të cilin kryesuesja e këtij samiti, Gjermania i kushton rëndësi.

“Ne fillojmë partneritetin G20 me Afrikën… dhe përpjekjet tona të përbashkëta do të inkurajojnë rritjen e vazhdueshme dhe gjithëpërfshirëse ekonomike… të shteteve të Afrikës, sidomos duke kontribuar në punësimin e grave dhe të rinjve”, thekson deklarata e G20-ës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco