Fundi i ISIS-it? Çlirimi i Mosulit çështje orësh

Fundi i ISIS-it? Çlirimi i Mosulit çështje orësh

09:59, 09/07/2017
A+ Aa A-

Forcat irakiane të sigurisë thonë se pritet të deklarojnë fitore në Mosul në orwt vazhdim, një zhvillim që do të japë fondin e irakianëve të kalifatit të vetëshpallur të Shtetit Islamik.

Një korrespondent i një televizioni irakian që raporton nga brenda forcave irakiane, tha se trupat ishin në metrat e fundit dhe se është çështje orësh para se të shpallet fitorja përfundimtare.

Forcat irakiane kanë mbështetjen e goditjeve ajrore të koalicionit dhe forcave tokësore në ofensivën për të rimarrë kontrollin e Mosulit.

Muaj të tërë luftimeve, kanë shkatërruar pjesën më të madhe të Qytetit të Vjetër, duke përfshirë xhaminë historike 850 vjeçare Grand al-Nuri dhe minarenë e saj 45 metra e gjatë që xhihadistët hodhën në erë të fundmi.

Kombet e Bashkuara kanë parashikuar se do të kushtojë mbi 1 miliardë dollarë për riparimin e infrastrukturës bazë të Mosulit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco