Merkel mbron Ivankën: Ja pse u ul në karrigen e Presidentit Trump

Merkel mbron Ivankën: Ja pse u ul në karrigen e Presidentit Trump

09:22, 09/07/2017
A+ Aa A-
Angela Merkel është shprehur se nuk e pengoi fakti që Ivanka Trump ka zënë vendin e babait të saj, Donaldit dhe për një kohë të shkurtër i është bashkëngjitur shefave të shteteve dhe qeverive në njërin nga takimet gjatë samitit G20 në Hamburg.
Një anëtar i delegacionit rus ka postuar në Tëitter fotografinë në të cilën shihet se si vajza e Trump qëndron ulur në karrigen e presidentit, raporton  AP.
Shtëpia e Bardhë ka sqaruar se Donald Trump lëvizi nga karrigia, ku më pas u ul Ivanka, sepse drejtori i Bankës Botërore ka folur për tema të rëndësishme për fondin e ri për ndërmarrësinë e grave, të cilën ajo e udhëheq.
Merkel u tha mediave se delegacionet vendosin vetë se kush do të ulet në karrige në rastet kur mungon presidenti.  “Ivanka Trump i takon delegacionit amerikan, kështu që ajo nuk ka shkelur asnjë rregull. Dihet se ajo punon në Shtëpinë e Bardhë dhe ka përgjegjësi për disa iniciativa”, tha Merkel.
Ivanka është vajza më e madhe e presidentit amerikan nga martesa e tij me sportisten 
Ivana Zeljnickova. Pas zgjedhjes së Donald për president u bë ndihmësja e tij . Disa politikanë vlerësojnë se ndikimi i saj në presidentin dhe politikën e Shtëpisë së Bardhë është shumë i madh./SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco