Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

FOTO/ Shpërthejnë kritikat ndaj Ivanka Trump, pasi u ul në vendin e Donald Trump në samitin e G20

FOTO/ Shpërthejnë kritikat ndaj Ivanka Trump, pasi u ul në vendin e Donald Trump në samitin e G20

21:20, 08/07/2017
A+ Aa A-

Ivanka Trump përfshihet nga akuzat pasi mori vendin e të atit në Samitin e G20 që u mbajt në Hamburg. Fotoja e postuar në mediat amerikane nga takimi me dyer të mbyllura ka shkaktuar mjaft polemika në SHBA.

Shtëpia e Bardhë doli me një deklaratë duke sqaruar se vajza e presidentit u ul në vend të të atit gjatë një momenti jo të rëndëishëm dhe se kjo nuk është një gjë e pazakontë.

Sipas Shtëpisë së Bardhë edhe kur kryeministrja e Britanisë Theresa May u largua për një moment nga tryeza vendin e saj sa e zuri një nga ndihmësit. Por ulja e 35-vjeçares në një tryezë në krah të Xi Jinping, Recep Tayyip Erdogan, Angela Merkel dhe Theresa May, Trump ka bërë që të lëshohen një sërë akuzash. “Askush nuk të zgjodhi ty për të votuar për ne” – ishte një nga kritikat e shumta në rrjetet sociale.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco