Trump: Koreja e Veriut burim problemesh, të trajtohet sa më shpjet

Trump: Koreja e Veriut burim problemesh, të trajtohet sa më shpjet

15:02, 27/06/2017
A+ Aa A-

Presidenti amerikan, Donald Trump bëri thirrje sot nga Shtëpia e Bardhë për të trajtuar “sa më shpejt” çështjen koreano-veriore dhe kërcënimin nga programet bërthamore dhe balistike.

“Regjimi koreano-verior është burim i një sërë problemesh dhe kjo është një çështje që duhet trajtuar, dhe sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi Trump nga veranda e Shtëpisë së Bardhë në krah të kryeministrit indian, Narendra Modi.

Presidenti amerikan falenderoi liderin indian për vënien në zbatim të sanksioneve të reja kundër regjimit koreano-verior, që po vijon programin e tij të armatimit një fakt i ndaluar nga OKB-ja.

Administrata Trump së fundmi ka shfaqur idenë e një veprimi ushtarak kundër Koresë së Veriut, ndërsa kjo e fundit ka rritur ndjeshëm testet balistike pavarësisht sanksioneve ndërkombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco