Merkel nën presion për të legalizuar martesat mes homoseksualëve

Merkel nën presion për të legalizuar martesat mes homoseksualëve

14:30, 27/06/2017
A+ Aa A-

Deputetët gjermanë po i bëjnë presion Kancelares Angela Merkel që Parlamenti të mbajë një seancë për legalizimin e martesës së të njëjtit seks.

Merkel befasoi mediat gjermane duke thënë se ajo favorizonte një "vendim ndërgjegjeje" për martesën mes homoseksualëve.

Partia e saj,  CDU-ja i ka kundërshtuar vazhdimisht pikëpamjet e zonjës Merkel,  ndryshe nga opozita Social Demokratët (SPD), Liberal Demokratët (FDP) dhe të Gjelbrit.

Shumica e deputetëve duna një votë të lirë në parlamentin gjerman këtë javë.

Komentet e zonjës Merkel nxitën një debat të thellë më mediat sociale dhe hashtaget  # Ehefüralle (martesa për të gjithë) janë bërë tashmë një trend në Twitter./SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco