Artikull të rreme për lidhjet mes Trump dhe Putin, japin dorëheqjen 3 gazetarët e CNN-it

Artikull të rreme për lidhjet mes Trump dhe Putin, japin dorëheqjen 3 gazetarët e CNN-it

14:07, 27/06/2017
A+ Aa A-

Tre gazetarë të shquar të televizionit amerikan “CNN” kanë dhënë sot dorëheqjen për shkak të një artikulli të rremë ku përshkruheshin lidhet e Presidentit Donad Trump dhe  Vladimir Putin.

Armiku mediatik  i Trump  fillimisht publikoi artikullin për lidhjet ndërmjet fondit të investimeve ruse dhe bashkëpunëtorit të afërt të presidentit Donald Trump dhe më pas kërkoi falje, duke thënë se nuk mund të provonte vërtetësinë e tij.

Gazetari io artikullit, Thomas Frank, Lex Haris, udhëheqës i redaksisë për hulumtime të gazetarisë dhe Eric Lichtblau, redaktori i njësisë, dhanë më pas dorëheqjen, shkruan “Neë York Times”.

Artikulli, i cili raportonte se Kongresi po hetonte lidhjet e fondit të investimeve ruse me zyrtarët e Trump, kishte cituar burime anonime.

Këta lloj artikujsh rishikohen nga disa departamente brenda CNN, përfshirë verifikuesit e fakteve, ekspertët e standardeve të gazetarisë, para se ata të publikohen.

Nuk hera e parë që mediat amerikane publikojë artikuj të ngjashëm duke u bazuar tek burime anonime./SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco