Sulmet ajrore vrasin 60 të burgosur në Siri

Sulmet ajrore vrasin 60 të burgosur në Siri

13:59, 27/06/2017
A+ Aa A-

60 persona janë vrarë në një sulm të ajror të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në një burg të kontrolluar nga i ashtuquajturi Shtet Islamik në Sirinë lindore, thonë aktivistët.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Mbretërinë e Bashkuar tha se 42 të burgosur dhe 15 militantë humbën jetën kur objekti u godit nga raketat mëngjesi e të hënës.

“BBC” raporton se të burgosurit përfshinin civilë dhe rebelë sirianë që luftojnë kundër ISIS-it.

Një zëdhënës i koalicionit tha se po shqyrtonte raportet.

Koalicioni ka njoftuar se ka kryer shtatë sulme pranë qytetit të Deir al-Zour ditën e sotme./SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco