E bujshme: BE-ja gjobit Google-in me 2.42 miliardë euro

E bujshme: BE-ja gjobit Google-in me 2.42 miliardë euro

12:41, 27/06/2017
A+ Aa A-

"Google" është gjobitur me 2.42 miliardë euro nga Komisioni Evropian pasi arrit në përfundimin se kompania kishte abuzuar me fuqinë duke promovuar shërbimet  saj të blerjeve online në krye të rezultateve të kërkimit.

Gjoba është dënimi më i madh deri më sot kundër një kompanie të akuzuar për ndërhyrje në treg.

Vendimi gjithashtu urdhëron Google-in për t'i dhënë fund praktikave anti-konkurruese brenda 90 ditëve ose të përballet me një dënim të mëtejshëm.

Firma amerikane tha se mund të apelojë.

Megjithatë, nëse nuk arrin të ndryshojë mënyrën e funksionimit të shërbimit të blerjes brenda afatit tre mujor, mund të detyrohet të dorëzojë prej 5% të fitimeve mesatare të përditshme të saj.

Bazuar në raportin më të fundit financiar të kompanisë, shumë i bië të arrijë dëri në rreth 14 milion dollarë në ditë./SYRI.net/

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco