FOTO/ 50 avionë dhe dhjetëra pallate! Ja e harxhon Putin pasurinë e tij

FOTO/ 50 avionë dhe dhjetëra pallate! Ja e harxhon Putin pasurinë e tij

12:26, 27/06/2017
A+ Aa A-

Pretendohet se Putini është njeriu më i pasur në botë, por sipas Kremlinit, ai fiton rreth 133,000 dollarë në vit dhe jeton në një apartament të vogël.

Një ish këshilltar i qeverisë ruse vlerësoi se pasuria e tij vlen 70 miliardë dollarë. Menaxherja e fondeve Hedge Bill Browder, një kritike e Putinit, pretendonte se ai kishte më shumë se 200 miliardë dollarë.

Bussines Insider ka bashkuar një listë të gjërave në të cilat besohet që Putini ka shpenzuar para.

Si President i Rusisë, qëndrimi zyrtar i Putinit është Kremlini i Moskës. Sidoqoftë, ai shpenzon pjesën më të madhe të kohës në një vendbanim të qeverisë periferike jashtë qytetit të quajtur Novo-Ogaryovo.


Thuhet se ka rreth 20 pallate dhe vila të ndryshme.

Nga të dhënat zyrtare të botuara në vitin 2016 nga Kremlini tuhet se Putini ka një portofol shumë modest të pasurive të paluajtshme. Raporti tha se ai kishte një pronë të vogël toke dhe një apartament me një garazh.

Por gjatë viteve, Putini ka qenë i lidhur edhe me prona të tjera. Më e diskutueshmja është e ashtuquajtura “pallati i fshehtë”. Ky thuhet se u ndërtua për Putinin duke përdorur fonde të paligjshme shtetërore.

Kjo rezidencë thuhet se kushtoi 1 miliardë dollarë për të ndërtuar. Ka një teatër privat dhe një vend për ulje me hapësirë për tre helikopterë.

Në vitin 2012, një dosje u hartua nga një rival politik i Putinit, i cili pretendonte se Putin kishte në pronësi disa avionë privatë, helikopterë dhe jahte.

Ai akuzohet se zotëron 58 lloje të ndryshme të avionëve, duke përfshirë një Dassault Falcon, i cili ka 19 ulëse.

Një nga avionët e tij thuhej se kishte një kabinë 11 milionë dollarëshe të pajisur ku vetëm tualeti kushton afro 100,000 dollarë. Ky avion ka nje hapësirë  deri në 186 pasagjerë. Putini akuzohet se ka pesë prej tyre.

Dosjet pohojnë se Putini ka një koleksion prej katër jahtesh, ku secila prej tyre kushton mijëra dollarë për t’u mirëmbajtur. Rossiya, një nga jahtet e tij, u rinovua në vitin 2005. Ajo thuhet se ka kushtuar plot 1.2 miliardë dollarë për të bërë. “The Graceful”, një tjetër jaht i tij, thuhet se ka vend për 14 persona dhe ka gjashtë dhoma gjumi.

Putin gjithashtu pëlqen të krenohet me pamjen e tij. Dosja e 2012-ës pohoi se Putini ka 11 orë me vlerë rreth 687,000 dollarë.

Sipas gazetës “Rusia Beyond Headlines” (Rusia Përtej Titujve) të qeverisë ruse, Putini zotëron një orë A. Lange & Söhne Tourbograph ‘Pour Le Mérite’, i cili kushton gjysmë milioni dollarë.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco