Pse vdiq studenti amerikan në ‘duart’ e Kim Jong-un? Zbulohen torturat ndaj të burgosurve

Pse vdiq studenti amerikan në ‘duart’ e Kim Jong-un? Zbulohen torturat ndaj të burgosurve

10:40, 27/06/2017
A+ Aa A-

Çdo i burgosur torturohet derisa të rrëfejë krime që as i ka kryer.....

Dhe kjo është vetëm maja e ajsbergut kur bëhet fjalë për trajtimin e të burgosurve brenda dhomave të torturës dhe kampeve të burgjeve të Kim Jong Un.

Brutaliteti i regjimit të Koresë së Veriut u hodh sërish në qendër të vëmendjes ndërkombëtare pas vdekjes së studentit amerikan 22-vjeçar Otto Warmbier javën e kaluar.

Ndërsa kushtet brutale brenda kampeve të burgjeve dhe qendrave të paraburgimit në Korenë e Veriut janë të dokumentuara mirë, pak dihet se si studenti amerikan ra koma për muaj me radhë.

Trump ka quajtur Korenë e Veriut një “regjim brutal” dhe ka deklaruar që të riut që u rikthye në shtëpi në gjendje kome, duhet t’i kenë ndodhur shumë gjëra të këqia.

Megjithatë, kjo video e vitit 2012 mund të japë disa ide se si Koreja e Veriut i torturon tw burgosurit , shkruan  “Syri.net”

 “Të paktën e morëm dhe e sollëm në shtëpi për të qenë me prindërit e tij, të cilët u ndien shumë të lumtur pa marrë parasysh rrethanat – u shpreh Presidenti Trump- Shtetet e Bashkuara edhe njëherë dënojnë brutalitetin e regjimit të Koresë së Veriut teksa mbajmë zi për viktimën e saj të fundit”,

Otto Warmbier  u kthye në SHBA javën e kaluar, por u bë e ditur që ai kishte qëndruar në gjendje kome për gati një vit.

Prindërit e 22 vjeçarit tij thanë se ai i ishte nënshtruar “keqtrajtimeve dhe  torturave”./SYRI.net/ 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco