Një gazetar i CNN-it ka debatuar me Sekretarin e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, lidhur me vendimin e Administratës Trump për të ndaluar kamerat televizive që të transmetojnë konferencat e përditshme të shtypit.
Jim Acosta, korrespondent i Shtëpisë së Bardhë për rrjetin televiziv amerikan, sfidoi Spicer pasi përfaqësuesi i Shtëpisë së Bardhë e paralajmëroi reporterin ndërsa po përpiqej të bënte një pyetje për kujdesin shëndetësor.
"Nuk ka kamera, Jim", tha zoti Spicer.
Sekretari i Shtypit të Presidentit Trump ka deklaruar hapur se gazetarët e Shtëpisë së Bardhë përpiqen pyetje "pikante" për t'u bërë "yje të YouTube".
Por Acosta, i cili ka qenë një nga kritikët më të vendosur të vendimit të Shtëpisë së Bardhë, ka sfiduar hapur Spicer.
"Ndoshta duhet t'i kthejmë kamerat, Sean, përse nuk i kthejmë kamerat? Pse të mos filmojnë? -bërtiti gazetari i CNN- Ato janë në dhomë, dritat ndezur, pse të mos filmojmë?"
Sekretari i shtypit edhe pse nuk mundi ta fshihte zemërimin në fytyrë, vendosi të injoroi thirrjet e Acostas.
“CNN” njihet gjerësisht si një nga armiqtë më të mëdhenj mediatik të Presidentit Donald Trump./SYRI.net/
© SYRI.net