Vendimi për ndalimin e udhëtimit në SHBA hyn në fuqi më 29 qershor

Vendimi për ndalimin e udhëtimit në SHBA hyn në fuqi më 29 qershor

09:35, 27/06/2017
A+ Aa A-

Departamenti amerikan i Shtetit ka njoftuar se masa e presidentit Trump për ndalimin e përkohshëm të hyrjes në , për udhëtarët e gjashtë vendeve me shumicë të popullsisë myslimane, do të hyjë në fuqi, pas 72 orëve të vendimit të Gjykatës Supreme.

Kjo do të thotë se masa do të hyjë në fuqi në mëngjesin e 29 qershorit.

Zëdhënësja e Departamentit, Heather Nauert, ka thënë se qeveria amerikane do të informojë ne kohë personat që udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara për detajet e mëtejshme dhe dispozitat e ndalimit.

Trump e ka quajtur vendimin e Gjykatës Supreme“një fitore të qartë për sigurinë tonë kombëtare”.

Dekreti që ndalon përkohësisht hyrjen në SHBA të shtetasve të gjashtë vendeve myslimane, Siri, Libi, Iran, Sudan, Somali dhe Jemen, do të aplikohet për çdo person që nuk ka krijuar marrëdhënie të besimit të mirë me një person apo një subjekt në SHBA.

“Çdo banori të këtyre vende që është krejtësisht i panjohur nga autoritetet amerikane do t’i refuzohet aksesi në territoret e SHBA-së”, theksuan nëntë gjyqtarët e Gjykatës Supreme.

“Nga ana tjetër, një shtetas i këtyre vendeve që vjen për të vizituar një anëtar të familjes që ndodhet në Amerikë mund të vijë, ashtu si mundet një student që është pranuar në një universitet amerikan”, thuhet në vendimin e Gjykatës Supreme /SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco