Trump pret liderin indian në Shtëpinë e Bardhë, Melania i lë të gjithë ‘gojëhapur’

Trump pret liderin indian në Shtëpinë e Bardhë, Melania i lë të gjithë ‘gojëhapur’

08:39, 27/06/2017
A+ Aa A-

 Presidenti amerikan, Donald Trump priti për herë të parë në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin indian, Narendra Modi ku theksoi partneritetin mes SHBA-së dhe Indisë, pavarësisht divergjencave reale nga imigracioni tek klima.

Presidenti Trump deklaroi  se lidhjet midis Uashingtonit dhe Nju Delhit nuk kishin qene "asnjëherë më të forta se kaq" pasi mbajti takimin e tij të parë me kryeministrin Modi.

Një mbledhje një-ditore e delegatëve të të dyja vendeve u mbajt në zyrën e kabinetit të Shtëpisë së Bardhë. Pala amerikane u përfaqësua nga Zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence, ministri i Mbrojtjes James Mattis dhe ministri i Brendshem i shtetit Rex Tillerson si dhe  gjenerali gjeneral H.R. McMaster. 

Përballë paqartësisë që vazhdon të rrethojë politikën e jashtme të presidentit amerikan, në veçanti mbi Azinë, kryeministri indian, që kishte marrëdhënie të ngushta me Barack Obama,duket se ishte në kërkim të garancive.

Por ajo që i ka lënë të gjithë gojëhapur ka qene Melania, e cila duket se kishte zgjedhur  një veshje me motive indiane.

E veshur me nje fustan të verdhë me ngjyrë të ndezur  dhe me lule, Zonja e Parë dukej thjesht e mrekullueshme.

Mediat amerikane shkruajnë se kjo ishte një nga paraqitjet më të bukura të ish-modeles, e cila padyshim mund të duket e mrekullueshme me gjithçka që vesh./SYRI.net/

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco