Falimenton 'Veneto Banca' , ja ç’vendos qeveria italiane

Falimenton 'Veneto Banca' , ja ç’vendos qeveria italiane

09:48, 26/06/2017
A+ Aa A-

Banka Veneto,  një nga bankat më të mëdha në Itali, e pranishme në Shqipëri që në vitin 2009, e cila prej kohësh ka qene në qendër të polemikave dhe hetimeve gjyqësore, duket se ka falimentuar. 

Qeveria italiane ka vendosur të shpëtojë dy bankat e njohura në rajonin e Venecias, me një kosto prej 5.2 miliardë eurosh.

Ky veprim vjen dy ditë pasi Banka Qendrore Evropiane paralajmëroi se banka “Popolare di Vicenza” dhe “Veneto Banca”, e cila ka degë edhe në Shqipëri, falimentuan.

Aksionet e bankave do të merren tashmë nga grupi bankar Intesa Sanpaolo.

Kryeministri italian Paolo Gentiloni tha se shpëtimi ishte i nevojshëm për të mbrojtur kursimet dhe për të siguruar "një sistem të shëndetshëm bankar".

Degët dhe punonjësit e të dyja bankave do të jenë pjesë e “Intesa San Paolo”deri të hënën, një masë e projektuar për të shmangur një potencial të mundshëm të depozitave që mund të përhapen në bankat e tjera italiane.

Ministri i ekonomisë, Pier Carlo Padoan tha se Roma do të ofrojë Intesës një garanci deri në 12 miliardë euro për humbjet e mundshme  nga kreditë e këqija dhe të rrezikshme.

"Ata që na kritikojnë duhet të thonë se çfarë alternativash do të ishin më mirë. " tha ai në një konferencë shtypi të dielën.

Plani i Romës është miratuar nga Komisioni Evropian./SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco