Berluskoni: E vetmja gjë që më pëlqen tek Donald Trump është gruaja e tij!

Berluskoni: E vetmja gjë që më pëlqen tek Donald Trump është gruaja e tij!

09:15, 26/06/2017
A+ Aa A-

Ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni, i njohur për komentet thumbuese mbi femrat,  i habiti të gjithë të premten,  duke thënë se ajo që pëlqen më shumë rreth Presidentit amerikan, Donald Trump, është bashkëshortja e tij, Melanie.

Berlusconi, 4 herë kryeministër i Italisë fqinje, është rikthyer në qendër të vëmendjes politike falë ringjalljes së fushatës së tij politike,  me anë të së cilës, shpreson të ringjallë edhe fatin e tij politik.

Duke folur në një debat, Berluskoni u pyet nëse ishte i kënaqur me krahasimin që i është bërë me presidentin amerikan, Donald Trump.

“Nuk më bën të ndihem edhe aq mirë- u shpreh miliarderi italian - Por sa i përket Trump,  si shumë burra dhe gra mund të them vetëm se më pëlqen Melania, Për bukurinë,  sharmin dhe stilin e saj.

Vlen të theksohet se ish-kryeministri ka qenë përfshirë në disa afera seksuale , të cilat janë shndërruar edhe në skandale të mëdha politike./SYRI.net/ 

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco