FOTO/ Tmerr në Kolumbi: Anija me 170 pasagjerë mbytet brenda 5 minutash

FOTO/ Tmerr në Kolumbi: Anija me 170 pasagjerë mbytet brenda 5 minutash

08:19, 26/06/2017
A+ Aa A-

Një anije pasagjerësh u mbyt në një rezervuar në Kolumbinë veriperëndimore, duke alarmuar mbarë qytetin turistik.

Autoritetet deklaruan se 133 pasagjerë u shpëtuan, por gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë ende të humbur. 

Anija “Almirante” u zhyt  pranë qytetit popullor turistik të Guatapés.

170 persona ndodheshin  në bord në momentin e mbytjes.

Një dëshmitari tha për “BBC”se varka u mbyt brenda pesë minutash.

Varkat e tjera aty pranë erdhën shpejt në ndihmë duke nxjerrë viktimat nga uji. 

Disa të mbijetuarit bënë më dije se nuk u ishin dhënë xhaketa shpëtimi.

Helikopterët e ushtrisë dhe zhytësit u bashkuan më vonë me operacionin e kërkim-shpëtimit./SYRI.net/ 

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco