Uebsajtet qeveritare të Ohajos sulmohen nga ISIS

Uebsajtet qeveritare të Ohajos sulmohen nga ISIS

08:01, 26/06/2017
A+ Aa A-

Një numër uebsajtesh qeveritare në shtetin amerikan të Ohajos përfshirë atë të Guvernatorit John Kasich janë sulmuar dhe në to janë shfaqur mesazhe të ISIS, shkruan BBC, citon Syri.net.

Aty thuhej se Presidenti Donald Trump do të mbante llogari për “çdo pikë gjaku në vendet myslimane” dhe përfundonte me fjalët “Unë e dua Shtetin islamik”.

Sulmi është kryer nga një grup që e quan veten Team System DZ.

Faqja e internetit e guvernatorit nuk funksionoi ca kohë të dielën derisa u rikthye sërish si më parë.

Mesazhi i piratëve përmbante një simbol arab dhe ishte shkruar kryesisht me bardh e zi duke përdorur flamurin e Shtetit Islamik.

Mesazhi i guvernatorit Kasich po ashtu kishte një thirrje islame për t'u falur.

Mesazhi thoshte” Ju do të jeni përgjegjës Trump, ju dhe populli juaj për çdo pikë gjaku të derdhur në vendet myslimane.”

Zëdhënësja e Kasich, Emmalee Kalmbach, tha në një deklaratë se “sapo u njoftuan për situatën, menjëherë filluam ta rregullojmë atë dhe do të vazhdojmë ta monitorojmë derisa të zgjidhet plotësisht.”

Një numër faqesh interneti zyrtare ishin sulmuar përfshirë edhe atë të Departamentit të Shëndetit. Më vonë këto faqe u kthyen siç ishin.

Sidoqoftë, faqet e internetit të Zonjës së Parë të Ohajos Karen Kasich, ajo e Departamentiut të Rehabilitimit dhe Correktimit të Ohajos ishin akoma jofunksionale deri në orën 4 të mëngjesit të së hënës./Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco