Kina burgos stafin e kazionosë së famshme Crown Resorts

Kina burgos stafin e kazionosë së famshme Crown Resorts

07:48, 26/06/2017
A+ Aa A-

Tre punonjës australianë të grupit të kazinove Crown Resorts janë burgosur pasi janë deklaruar fajtorë për promovimin e paligjshëm të kumarit në Kinë.

Jason O’Conos, një shef i lartë ekzekutiv, u dënua me 10 muaj burg nga Gjykata e distriktit Baoshan në Shanghai.

Jerry Xuan dhe Pan Dan u dënuan me nga 9 muaj. Ka të ngjarë të lirohen të gjithë së shpejti sepse e kanë kaluar këtë kohë në burg.

Kumari në kaziono dhe promovimi i kumarit jashtë vendit janë të paligjshme në territorin e Kinës.

Fati i 16 anëtarëve të tjerë të stafit të Croë që gjithashtu janë në gjyq e janë të gjithë kinezë, është i paqartë.

Arrestimet ndodhën vitin e kaluar pas një operacioni të policisë mbi aktivitetet e marketingut të Crown.

Biznes VIP

Crown Resorts kontrollohet nga miliarderi australian James Packer.

Si të gjitha grupet e tjera nëpër Azi, duket se kumarxhinjtë e pasur kinezë janë një pjesë e rëndësishme e këtij biznesi./Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco