Rrëshqitjet e tokës në Kinë: Më shumë se 100 të humbur

Rrëshqitjet e tokës në Kinë: Më shumë se 100 të humbur

15:04, 25/06/2017
A+ Aa A-

Ekipet e shpëtimit në Kinë kanë vazhduar ditën e dytë të kërkimeve intensive për më shumë se 100 persona të cilët supozohet të kenë mbetur nën rrënoja, pas rrëshqitjeve të dherave në provincën Sichuan.

Rreth 40 shtëpi të fshatit Xinmo, u përfshinë nga shembja e cila bllokoi edhe lumin. Dhjetëra familje janë ende të humbura.

Sipas autoriteteve, gjatë ditës së sotme janë gjetur edhe nëntë trupa të tjerë, duke e rritur numrin e viktimave në 24, ndërkohë që 109 persona janë ende të humbur.

“Nuk kemi arritur të nxjerrin askënd të gjallë”, ka thënë Ëu Youheng, një banor qe ka ndihmuar ekipet e shpëtimit.

Rrëshqitjet e dheut janë një rrezik i shpeshtë në pjesët rurale dhe malore të Kinës, veçanërisht në kohën e shirave të dendur./SYRI.net/

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco