Kryeministri suedez- priftërinjve: Martoni homoseksualët ose merruni me diçka tjetër

Kryeministri suedez- priftërinjve: Martoni homoseksualët ose merruni me diçka tjetër

13:36, 25/06/2017
A+ Aa A-

Kryeministri suedez, Stefan Lofven ka sugjeruar që të gjithë priftërinjtë e Kishës së Suedisë duhet të detyrohen të martojnë homoseksualët, pavarësisht rregullave të kishës se ata duhet të kenë të drejtën të refuzojnë.

Dasmat mes dy individëve me gjini të njëjtë kanë qenë të ligjshme në Suedi që nga viti 2009, edhe pse priftërinjtë mund të refuzojnë të kryejnë këto ceremoni nëse duan.

Megjithatë, kjo mund të ndryshojë,duke pasur parasysh komentet e fundit të Lofven për rolin e priftërinjve në shoqërinë suedeze.

Kryeministri deklaroi në një intervistë se nëse një prift nuk mund të bekojë një martesë homoseksualësh, ata duhet të marrin në konsideratë të bëjnë tjetër punë.

"Ne Social Demokratët po punojmë për të siguruar që të gjithë priftërinjtë t’u përkushtohen të gjithëve, duke përfshirë edhe çiftet e të njëjtit seks", tha Lofven për revistën ‘Kyrkans Tidning’.

"Unë shoh paralele me maminë që refuzon të kryejnë aborte. Nëse punoni si mami, duhet të jeni në gjendje të kryesh aborte, përndryshe shko dhe duhet bej diçka tjetër ... Është e njëjta gjë edhe për priftërinjtë, "tha ai./SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco