VIDEO/ Angli, makina godet besimtarët që po luteshin para xhamisë

VIDEO/ Angli, makina godet besimtarët që po luteshin para xhamisë

12:12, 25/06/2017
A+ Aa A-

Një makinë ka hyrë mes shpejtësi mes besimtarëve që ishin mbledhur për lutjet e Bajramit pranë xhamisë së Newcastle.

Mediat britanike raportojnë se pesë persona janë plagosur.

Një shofere femër është arrestuar disa minuta pas ngjarjes nga policia. 42-vjeçarja po mbahet në paraburgim, shkruan "The Independent".

Njerëzit janë parë duke vrapuar të tmerruar dhe videot nga vendngjarja tregojnë skena kaotike. 

"Zonja humbi kontrollin e makinës dhe goditi disa njerëz. Dy prej tyre ishin fëmijë, "tha nje deshmitar  "Ishte kaos total..të gjithë ishin panik. Njerëzit thjesht nuk e dinë se çfarë po ndodh këto ditë. Terrorizmi është ajo që gjithkush do mendonte në ato momente. "

"Shërbimet emergjente janë aktualisht në vendin e ngjarjes dhe te pakten pesë viktima janë konfirmuar," deklaroi policia /SYRI.net/ 

 


 

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco