'Rikthehet' kolera! OKB-ja: Po përballemi me shpërthim më të keq të sëmundjes së frikshme

'Rikthehet' kolera! OKB-ja: Po përballemi me shpërthim më të keq të sëmundjes së frikshme

10:56, 25/06/2017
A+ Aa A-

Jemeni është duke u përballur me shpërthimin më të keq të kolerës në botë, duke shënaur kështu edhe rikthimin e fuqishëm të sëmundjes që ka marrë miliona në të shkuarën.

Një deklaratë nga Unicef dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka konfirmuar se numri i rasteve të dyshuara të kolerës në vendin e shkatërruar nga lufta ka tejkaluar 200 mijë  persona.

Deri tani kanë vdekur më shumë se 1,300 persona, një e katërta e  të cilëve janë fëmijë, raporton “BBC”.

Rreth 5,000 raste të reja çdo ditë, sipas OKB-së sistemi shëndetësor, uji i ndotur dhe mungesa e higjienës ka çuar në infektimin e menjëhershëm të një numri tepër të madh njerëzish dhe fëmijët janë më të rrezikuarit.

Gjatë dy muajve të fundit sëmundja është përhapur pothuajse në çdo zonë të Jemenit të shkatërruar nga lufta

"Jemi duke u përballur me shpërthimin më të keq të kolerës në botë", deklaroi me nota të mëdha shqetësimi OKB-ja./SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco