Forcat turke të sigurisë kapin 5 kamikazë të infiltruar nga kufi

Forcat turke të sigurisë kapin 5 kamikazë të infiltruar nga kufi

10:35, 25/06/2017
A+ Aa A-

Prefekti i rrethit Hataj (Hatay) deklaroi se u kapën 5 kamikazë që tentonin të hynin në Turqi në mënyrë të jashtëligjshme nga Siria.

Në deklaratën e bërë nga Prefektura bëhet e ditur se 5 persona që kishin ardhur nga Siria për të kryer sulme terroriste në Turqi u kapën dje pa arritur në qendër të Hatajit  me një operacion të përbashkët të Zyrës së Shërbimit Sekret të Hatajit dhe njësive të Drejtorisë së Përgjithshme të rrethit.  

Në deklaratë bëhet e ditur gjithashtu se dy nga kamikazët që kishin lidhur eksploziv në trup u kapën pa pasur dëmtime në njerëz apo materiale.

Ndërkaq ndër 5 terroristët në fjalë të arrestuar 3 ishin me nënshtetësi siriane ndërsa dy me nënshtetësi turke.

Autoritetet përkatëse kanë filluar një hetim të gjithanshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco