La fëmijët të vdisnin nga nxehtësia në makinë, nëna e re akuzohet për vrasje

La fëmijët të vdisnin nga nxehtësia në makinë, nëna e re akuzohet për vrasje

09:54, 25/06/2017
A+ Aa A-

Një nënë e re nga Teksasi është duke u akuzuar për vrasjen e dy fëmijëve të saj , pasi u gjetën të vdekur në një makinë muajin e kaluar.

Policia deklaron se Cynthia Marie Randolph ka pranuar se e mbylli derën për t’i dhënë vajzës e saj dyvjeçare, Xhulias, një "mësim" pasi ajo kishte refuzuar të largohej nga makina.

Xhulia dhe vëllai i saj 16-vjeçar Cavanaugh u shpallën të vdekur në orën 16:30 më 26 maj.

Temperaturat jashtë në atë kohë ishin rreth 35.5 gradë  njofton  policia amerikane.

Incidenti ndodhi në shtëpinë e zonjës Randolph pranë një liqenit të zonës, raporton “BBC”.

Detektivët thotë se "gjatë intervistave të shumta, Randolph  ndryshoi disa herë detajet e ngjarjeve që çuan në vdekjen e fëmijëve të saj".

Në deklaratat e saj fillestare, ajo tha se fëmijët e saj kishin hyrë vetë në veturë, duke u vetë-mbyllur brenda.

Nëna 24-vjeçare gjithashtu tha se pas gjetjes së tyre ajo kishte thyer një nga dritaret e makinës  duke u përpjekur t'i shpëtonte./SYRI.net/

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco