Homoseksualët e Turqisë marshojnë sot në Stamboll

Homoseksualët e Turqisë marshojnë sot në Stamboll

09:36, 25/06/2017
A+ Aa A-

Organizatorët e marshimit vjetor të homoseksualëve, kanë njoftuar se protesta në Stamboll do të vazhdojë pavarësisht ndalimit nga autoritetet e qytetit më të madh të Turqisë.

Marshi pritet të mbahet pasditen e sotme në sheshin Taksim të qytetit të Stambollit.

Autoritetet e ndaluan marshimin për të tretin vit radhazi, duke përmendur shqetësimet e sigurisë pas kërcënimeve nga grupet e ekstremit të djathtë.

Homoseksualiteti nuk është i paligjshëm në Turqi, ndryshe nga shumë vende myslimane, por analistët thonë se homofobia mbetet tejet e përhapur në vend.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, partia qeverisëse e së cilës mbështetet në Islamin konservator, ka mohuar se dëshiron të imponojë vlerat tradicionale fetare, duke thënë se është i përkushtuar ndaj laicizmit.

Por ai mbështet të drejtën e turqve për të shprehur më hapur fenë e tyre.

Erdogan është akuzuar për rritje të autoritarizmit vitet e fundit./SYRI.net/ 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco