Cisterna përmbyset dhe shpërthen në flakë, të paktën 123 persona të vdekur

Cisterna përmbyset dhe shpërthen në flakë, të paktën 123 persona të vdekur

08:40, 25/06/2017
A+ Aa A-

Të paktën 123 persona kanë mbetur të vdekur kur një kamion që transportonte naftë, shpërtheu në flakë pranë qytetit pakistanez  të Bahaëalpur.

Një turmë e madhe njerëzish është mbledhur për të mbledhur karburantin që po rrjedh nga automjeti i përmbysur. Dhjetëra prej tyre janë duke u trajtuar tashmë në spitale.

Raportet e pakonfirmuara sugjerojnë se cisterna ka qenë duke ecur me shpejtësi të madhe kur u përmbys në mës të një rrugë dytësore.

Disa persona që erdhën afër automjetit pas aksidentit ishin duke pirë duhan, rrëfejnë dëshmitarët.

 Mesa duket ata mund të kenë qenë shkaktarët e zjarrit dhe shpërthimit të fuqishëm , raporton televizioni shtetëror i Pakistanit, duke cituar dëshmitarë okularë.

Megjithatë rrugët e vendit janë të pasigurta, me mirëmbajtje të dobët dhe shoferët shpesh herë ecin në mënyrë të pakujdesshme , thonë korrespondentët e BBC-së.

Helikopterët e ushtrisë u dërguan për të transportuar viktimat në spitale, tha zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze./SYRI.net/

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco