Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me drejtuesit e Departamenteve

Kolumbi, 2 holandezët lirohen nga rebelët dhe rrëfejnë: Ata ishin shumë të këndshëm! Dy holandezët e rrethuar nga luftëtarë të armatosur dhe të maskuar të ELN në çastin kur i lirojnë

Kolumbi, 2 holandezët lirohen nga rebelët dhe rrëfejnë: Ata ishin shumë të këndshëm!

12:44, 24/06/2017
A+ Aa A-

Gazetarët holandezë të rrëmbyer fundjavën e kaluar prej rebelëve në Kolumbi janë lëshuar pas një dite me plot njoftime që kundërshtonin njeri-tjetrin për fatin e tyre, shkruan BBC, citon Syri.net.

Derk Bolt dhe Eugenio Follender iu dorëzuan një delegacioni nga Zyra e Avokatit të Popullit të Kolumbisë, siç njoftoi kjo agjenci në Twitter.

Rebelët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (ELN) kishin thënë se i kishin liruar gazetarët që të premten, po më vonë ata e tërhoqën mbrapsht njoftimin. Po ekzistonte frika se kjo do të ndikonte në bisedimet e paqes ndërmjet rebelëve dhe qeverisë. Megjithatë, dy gazetarët holandezë iu dorëzuan përfundimisht zyrtarëve, në një fshat në rajonin Catacumo, pranë kufirit me Venezuelën.

    Ministri i jashtëm holandez Bert Koenders e përshëndeti lirimin e tyre si një “lajm shumë i mirë” dhe falenderoi autoritetet kolumbiane që kishin punuar shumë për të liruar dy burrat.

    Fotot e publikuara nga Zyra e Avokatit të Popullit tregojnë dy holandezët e rrethuar nga luftëtarë të armatosur dhe të maskuar të ELN para se ata të dërgoheshin në delegacionin e tyre.

    Zyra e Avokatit të Popullit ose "Defensoria del Pueblo de Colombia" është një agjensi kombëtare qeveritare e cila mbikqyr procesin e mbrojtjes civile dhe të të drejtave të njeriut.

    Gazetari i televizionit, Bolt, 62 vjeç dhe kameramani Follender, 58 vjeç, kishin qënë me detyrë për të kërkuar nënën e një fëmije kolumbian të adoptuar në Holandë kur ata u rrëmbyen.

    Në një intervistë të marrë nga gazetari holandez Edwin Koopman, Bolt tha në median kolumbiane Caracol Radio se rebelët i kishin dhënë atij një dokument “shumë të gjatë” që përmbante pikat e bisedimeve për paqe.

    "Mua dhe Fol;ender, - tregoi ai -  na ndanin vetëm disa shkurre të vogla kur u rrëmbyen. Menduan se po na plaçkisnin," - tha ai.

    Ata u mbajtën të fshehur nëpër shtëpira, por një ditë u detyruan të ecnin 14 orë për t’iu shmangur ushtrisë. "Mirëpo rebelët kishin qënë të respektueshëm dhe kurrë nuk kërcënuan se do të na vrisnin," - i tha ai, Radios.

    “Ishte e vështirë, - tha ai, - por njerëzit që na shoqëronin ne ishin mjaft të këndshëm. Ndërkohë që familjet tona në shtëpi ishin të tmerruara për ne, ne rrinim ulur dhe pinin kafe me guerrilët.”

    BBC/Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco