Kamikazi që do të sulmonte Xhaminë e Madhe të Mekës shpërthen vetveten Vendi i shpërthimit

Kamikazi që do të sulmonte Xhaminë e Madhe të Mekës shpërthen vetveten

08:06, 24/06/2017
A+ Aa A-

Forcat saudite të sigurisë të premten bënë që të dështojë një sulm mbi Xhaminë e Madhe të Mekës në qytetin e shenjtë mysliman duke i dhënë fund sulmuesit në një apartament ku ai shpërtheu veteveten. Kështu tha Ministria e Brendshme, sipas Reuters, përcjellë nga Syri.net.

Në një deklaratë që u dha në televizionin shtetëror, ministria tha që tre celula kishin planifikuar sulm ndaj besimtarëve dhe forcave të sigurisë në xhami kur muaji i shenjtë i Ramazanit është në kulmin e tij.

Njeriu me bombën vetëvrasëse shkëmbeu zjarr me forcat e sigurisë pastaj shpërtheu eksplozivin kur e rrethuan në një shtëpi në lagjen qëndrore të Mekës në Ajyad al-Masafi afër xhamisë që ishte përdorur si bazë për sulmin, tha ministria.

Ndërtesa u rrëzua, duke plagosur 6 persona dhe pesë anëtarë të forcave të sigurisë.

Më herët gjatë ditës, forcat e sigurisë kishin qëlluar për vdekje një burrë të shpallur në kërkim në një strehim tjetër militantësh në lagjen al-Aseelah të Mekës.

Ministria gjithashtu tha se një celulë e tretë ishte shkatërruar në qytetin Rea Sea në Xhedah por nuk dha detaje. Pesë militantë të dyshuar dhe një grua u arrestuan. Muaji i agjerimit përfundon me festën e Kurban Bajramit që pritet të jetë të dielën. Monarkët sauditë zakonisht i kalojnë dhjetë ditë e fundit të Ramazanit në Mekë./Reuters/Syri.net  

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco