Kolumbi, gazetarët holandezë ende të marrë peng

Kolumbi, gazetarët holandezë ende të marrë peng

07:41, 24/06/2017
A+ Aa A-

Gazetarët holandezë të kapur në Kolumbi fundjavën e kaluar nga rebelët ELN nuk janë lëshuar ende, njoftoi grupimi i majtë për BBC, citon Syri.net.

ELN më herët tha se z. Derk Bolt dhe z. Eugenio Follender ‘ishin liruar në gjendje të shkëlqyer”. Por Ambasada holandeze në Kolumbi tha për BBC se nuk kishte informacion për lirimin e tyre.

Ekziston frika se rrëmbimet mund të prishin bisedimet për paqe ndërmjet grupimit të krahut të majtë ELN dhe qeverisë. ELN ( Ushtria Çlirimtare Kombëtare) tha të premten që gazetarët ishin liruar, por shtoi më vonë se “nuk mund ta vërtetonte siç duhej” këtë.

Z. Bolt dhe Z. Follender shkuar në El Tarra në rajonin e Kolumbisë, pranë kufirit me Venezuelën për të kërkuar mamanë e një fëmije kolumbian të adoptuan në Holandë. Vitin e kaluar ELN rrëmbeu një gazetarët spanjoll dhe disa kolumbianë në të njëjtën zonë. Ata u lëshuan ëm vonë.

ELN është grupi i dytë më i madh i krahut të majtë në Kolumbi pas FARC. FARC e nënshkroi marrëvesjen e paqes me qeverinë nëntorin që kaloi dhe po shkon drejt fundit të procesit të çarmatimit dhe anëtarët e tij janë duke u përgatitur për një jetë qytetare. ELN vetëm sa i filloi bisedimet në shkurt të këtij viti./BBC/Syri.net 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco