Rekord/ Snajperi kanadez vret militantine ISIS nga distanca 3,5 km

Rekord/ Snajperi kanadez vret militantine ISIS nga distanca 3,5 km

05:35, 24/06/2017
A+ Aa A-

Një snajper i Forcave Speciale Kanadeze qëlloi dhe vrau një luftëtar të Shtetit Islamik nga një distancë tronditëse prej 3,5 kilometrash në Irak muajin e shkuar.

Burime nga ushtria kanadeze konfirmuan vrasjen dhe distancën për mediat dhe thanë se ushtari në fjalë e kreu këtë qitje spektakolare nga një ndërtesë e lartë.

Sipas mediave kanadeze, të cilat bazohen në burimet e tyre brenda ushtrisë, qitja është filmuar dhe përbën një rekord absolut.

Komanda kanadeze e operacioneve speciale konfirmoi raportin për BBC dhe distancën e saktë prej 3540 metrash, një asgjësim i plotë i rekordit të mëparshëm që mbahej nga britaniku Craig Harrison, i cili në vitin 2009 vrau një taleban nga distanca 2,475 metra.

Sipas mediave kanadeze, snajperi përdori armën standard të këtij reparti të ushtrisë pikërisht McMillan TAC-50.

Mësohet se qitja e kryer prej tij ndaloi një operacion të Shtetit Islamik dhe shmangu përdorimin e aviacionit në një zonë të banuar me civilë. Ekspertë ushtarakë thanë se vështirësia e qitjes në një distancë kaq të largët është e jashtëzakonshme, pasi snajperi duhet të llogarisë erën, specifikat balistike, lëvizjen e objektivit, madje edhe lakimin e tokës. Për ta ilustruar këtë, mjafton të thuhet se plumbit ju deshën thuajse 10 sekonda që të godiste objektivi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco